Shkollimi mbetet sfida kryesore për personat me aftësi të kufizuara
Edhe pse përballet çdo ditë me sfida që shumëkush nuk i sheh, Aferdita Haxholli përpiqet të jetë e pavarur dhe të mos dorëzohet.
Haxholli, e cila është një nga shumë personat me aftësi të kufizuara që pavarësisht përkrahjes ose jo nga shteti, ajo kurrë nuk u dorëzua.
Madje ka një mesazh për ta.
“Ia dalim ne, që nuk mundem me i bë vet punët, kërkojë ndihmë. Mirëpo thuajse të gjitha gati i bëj vet. Shëroni personat me aftësi të kufizuar se ka pasur, por duhet me pas gjithmonë përkrahje për të gjithë. Ju lus të gjithëve leni politikat, vazhdoni e na ndihmoni për shërim”, tregon Haxholli.
Ndonëse, gjatë vitit 2025 është shënuar progres i dukshëm në ofrimin e shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara në Ferizaj, megjithatë nevojat dhe sfidat mbeten të shumta.
“Është kanë fat i mirë që Ministria e Drejtësisë i ka mbështet shërbimet në nivel Kosovës, jo në kapacitet që ne kemi dashur, mirëpo prapë se prapë jemi kanë shumë të kënaqur me atë se çfarë ka ofruar gjatë këtij viti. Përveç tjerash kemi pasur edhe donator tjerë që i kanë mbështet shërbimet janë dy kompani ferizajas. Prej problem kryesore që gjithmonë jemi tu u përball është qëndrueshmëria financiare e organizatës, për arsye se ne funksionojmë në bazë të projekteve”, tregon kryetari i Handikosit në Ferizaj, Enver Kosumi.
Edhe këtë vit si sfidë, kryetari i Handikos në Ferizaj, Enver Kosumi, tregon se janë qasja dhe shkollimi i kësaj kategorie të shoqërisë.
“Personat me aftësi të kufizuar përballen me shumë sfida sa i përket qasjes, punësimit, shkollimit. Është për të ardh keq se shumë fëmijë me aftësi të kufizuara nuk kanë mundësi të kyçen në kopshte publike dhe në shkollë për arsye të qasjes e vetëdijesimit të mjaftueshëm të institucioneve”.
Por se çfarë i pret ata në vitin 2026, detaje dha kryetari Kosumi.
“Në vitin 2026 presim finalizimin e objektit të ri, i cili është duke u ndërtuar. Objektit në ndërtim e sipër është tash në fazën e fundit të meremetimit. Kemi edhe pak punë për të bërë janë dy pozicione që ne nuk kemi gjetur ende fonde është pozicioni i liftit që kushton diku 25 mijë euro, por është edhe pjesa e dyshemesë”.
Për gjatë viti 2025, Handikos në Ferizaj ka dhënë afro 6500 shërbime për 105 fëmijë dhe 20 të rinjë.