26 vjet pas luftës, kërkimi për të pagjeturit ende pa përgjigje

Aktuale January 03, 2026 - 22:49

Ai mes tjerash ka kërkuar që t’i ushtrohet presion më i madh Serbisë nga ndërkombëtarët.

“Serbia po refuzon zbatimin e marrëveshjeve që nga 5 maji i vitit 2023. Edhe nga këtu i bëjmë thirrje Serbisë që të vazhdojë t’i zbatojë thjesht zotimet e saj, ato që vetë i ka pranuar në letër”.

Antropologu mjeko-ligjor nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, Ditor Haliti, ka dhënë detaje mbi ecurinë e gërmimeve në lokacionin e fundit në rajonin e Rahovecit.

“Deri më tani kemi gjetur mbetjet mortore të një individi, si dhe disa pjesë kockore që ende duhet të verifikohen nëse janë me interes mjeko-ligjor apo jo. Ajo që është me rëndësi është se mbetjet mortore të këtij individi janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjeko-ligjore, përkatësisht autopsisë”, deklaroi Haliti.

Haliti ka treguar se edhe në të kaluarën është punuar në këtë zonë nga Tribunali i Hagës.

“Ky është një lokacion në të cilin është punuar edhe në të kaluarën, përkatësisht nga Tribunali i Hagës dhe ekipet e UNMIK-ut. Megjithatë, falë punës analitike të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe institucioneve tona, është arritur në përfundimin se ekziston mundësia që një numër viktimash, përkatësisht personash të zhdukur, ende të jenë të varrosur në këtë lokacion”.

Edhe krerët më të lartë të vendit vazhdimisht i kamë bërë thirrje ndërkombëtarëve që kjo çështje të zgjidhet njëherë e përgjithmonë.

“Jemi me familjet në përpjekjet tona të vazhdueshme për drejtësi dhe në përpjekjet tona të vazhdueshme për ta mbajtur Serbinë përgjegjëse për këtë krim të përsëritur. I bëjmë thirrje edhe njëherë të gjithë aleatëve tanë, të gjithë miqve tanë ndërkombëtar që t’i bëjnë presion të vazhdueshëm Serbisë, ktij shteti gjenocidal”, deklaroi presidentja Vjosa Osmani.

“Mohimi i drejtësisë ndaj viktimave tona të luftës së fundit, në fakt paraprihet nga mohimi i krimeve të kryera nga Serbia që e bën Beogradi zyrtar. Në njërën anë ne, i falënderojmë partnerët dhe miqtë ndërkombëtar për mbështetjen që po na e japin për zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Edhe sa i përket mbështetjes profesionale edhe sa i përket asaj teknologjike, por njëkohësisht kërkojmë nga ata të bëjnë më shumë trysni mbi pushtetin në Beograd”, deklaroi kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Lutfie Vokshi shpreson që një ditë të mësojë të vërtetën për fatin e vëllait të tij, Adem Ademi, i cili vazhdon të jetë ndër të zhdukurit me dhunë tash e 25 vjet.

“Të gjallë ma kanë marrë vëllaun dhe të gjallë duhet të ma kthejnë”, tha Vokshi.

Shteti serb vazhdon të mohojë krimet e kryera në Kosovë dhe refuzon të ballafaqohet me të kaluarën.Ai mes tjerash ka kërkuar që t’i ushtrohet presion më i madh Serbisë nga ndërkombëtarët.

Shteti serb vazhdon të mohojë krimet e kryera në Kosovë dhe refuzon të ballafaqohet me të kaluarën./teve1