Viti i angazhimeve në trajnime e ushtrime të përbashkëta të FSK-së
Foto: Laura Hasani

Viti i angazhimeve në trajnime e ushtrime të përbashkëta të FSK-së

Aktuale January 04, 2026 - 08:24

Forcë, Siguri e Përkushtim. E kur kësaj i shtohet edhe ky flamur në emblemë që bartin me krenari, atëherë dëshira për ti shërbyer atdheut veç sa rritet. Kështu, me këtë frymë u përcoll viti 2025 nga pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovës.

Gjatë gjithë vitit, Forca e Sigurisë së Kosovës u angazhua në trajnime intensive, ushtrime të përbashkëta me vendet e NATO-s, blerje të armatimit, e ngritjen e e vazhdueshme të kapaciteteve.

Me fokus të veçantë, forcimin e aftësive operacionale dhe përgatitjen për çdo sfidë. Në këtë kontekst fillim janarit të këtij viti u pa si nevojë e domosdoshme e forcimin e qëndrueshmërisë kombëtare.

Për çka Ministria e Mbrojtjes organizoi konferencë në të cilën krerët e shteti veçuan forcimin e ushtrisë dhe kapaciteteve të mbrojtjes.

Krejt këtë qëndrueshmëri të shtetit për ta forcuar e siguruar atë ,një rrugëtim nisi për 344 rekrut të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovë, raporton RTK.

Vullneti I tyre për ti shërbyer atdheut bërë që ata të jenë pjesë e FSK. Në këtë mënyrë numri i ushtarëve po i shtohej Ushtrisë së Kosovës.

E krah ushtarëve të Kosovës për herë të parë kadetë nga vende anëtare të NATO-s, studiojnë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Bashkëpunimi Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk ndalej me vendet e Aleancës Veriatlantike të NATO-s e në veçanti me Shtetet e Bashkuar të Amerikës ka qenë I vazhdueshëm.

Në kuadër të kësaj gjeneralit amerikan që zbarkonin në Kosovë ishin të shumtë. I tillë ishte edhe Komandantin e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë Gjeneral Christopher Donahue.

Në takimin e zhvilluar me Komandantin e FSK, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari në fokus ishin investimet në ushtrinë e Kosovës dhe projektet e përbashkëta me interes reciprok të ushtrisë Amerikane.

Por marsi i 2025 solli një nga marrëveshjet më të rëndësishme trilaterale për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nënshkrimi i një memorandum ndërmjet Shqipërisë, Kosovës e Kroacisë u pa si tejet i nevojshëm për ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe industrisë së mbrojtjes.

Ministrat e të tria vendeve theksuan se deklarata e nënshkruar është një përkthim I vullnetit politik dhe prioriteteve që ndajnë së bashku.

“Kjo marrëveshje ka qëllim stabilitetin ka qëllim bashkëpunimi në asnjë rast nuk ka qëllim adresimin e një kërcënimi të veçantë, por në të gjitha rastet ka qëllim që të adresojë gjitha kërcënimet për tri vendet tona”, tha Ejup Maqedonci, ministër në detyrë i Mbrojtjes.

E në zemrën e Ballkanit Kosova është shndërruar urë e bashkëpunimit ushtarak.

Për 14 ditë resht, 24 orë përkrah 1mijë trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ato të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kroacisë dhe Bullgarisë, demonstruan aftësitë e tyre profesionale e ushtarake.

Ajo u bë më e fuqishme kur niveli ushtarak i ndërveprimit shumbëkomshëm kontribuojë në rritjen e besimit dhe forcimin e aleancë. Krejt kjo ndodhi në kuadër të ushtrimin më të madh ndërkombëtar “ Defender Europe 2025” ku Republika ishte vend nikoqir .

Vendosja e divizionit të 28 të ushtrisë amerikane në Aeroportin e Gjakovës, ishte dëshmi e fuqishme e besueshmërisë ndaj Forcës së Kosovës.

Nga aty ky devizion udhëhiqte në të njëjtë kohë me të gjitha ushtrimet në Evropën Juglindore.

E gjithë ajo që është stërvitu për 14 ditë me radhë u demonstrua me municion real në fund të këtij ushtrimi para krerëve më të lartë të shtetit e ushtarakëve vendor e ndërkombëtar.

Aty ku u prezantuan aftësitë ushtarake e profesionale të ushtarëve të Kosovës në ndërveprim të trupave të vendeve aleate të NATO-s.

“Këto forca tona e kanë dëshmuar se jemi të gatshëm jo vetëm të kontribuojmë në operacione të tilla, por njëkohësisht që të jemi shtet i barabartë, shtet anëtar i aleancës më të fuqishme politiko -ushtarake të NATO”, tha Osmani.

“E kemi dyfishuar numrin e ushtrisë, i kemi katërfishuar trajnimet, trefishuar buxhetin për mbrojtje”, tha Albin Kurti, kryeministër në detyrë I Kosovës.

Kështu numri u ushtarëve të Kosovës po rritje, kapaciteti profesional e ushtarak po forcohej e territori I Republikës po bëhej me i sigurt.

Rritja e kapaciteteve nuk u reflektua vetëm në fushën ushtarake, por edhe në misionet humanitare. Profesionalizmi i FSK-së u dëshmua edhe në operacionet e kërkim-shpëtimit, si rasti i angazhimit të zhytësve të FSK-së në Liqenin e Ujmanit, ku pas dy ditësh kërkime u gjet trupi i një 33-vjeçari të zhdukur.

Operacioni u realizua me urdhër të komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Në kuadër të rrugëtimit në konsolidimin e Ushtrisë së Kosovës, një rëndësi e veçantë iu kushtua modernizimit të armatimit dhe pajisjeve ushtarake, një investim prej 430 milion eurove si bazë për rritjen e aftësive mbrojtëse dhe operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjatë vitit 2025, FSK avancoi ndjeshëm në procesin e blerjes së autoblindave të prodhimit amerikan, të cilat rrisin nivelin e mbrojtjes së trupave dhe lëvizshmërinë në terrene të ndryshme operative. Këto mjete moderne luftarake përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt standardeve të ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s dhe forcojnë kapacitetet tokësore të Ushtrisë së Kosovës.

Paralelisht me këtë, investime të konsiderueshme u bënë edhe në fluturaket pa pilot – dronët, të cilët tashmë janë shndërruar në element kyç të operacioneve moderne ushtarake.

Tashmë në garazhet e armatimit, Forca e Sigurisë ka të renditura dronët Bayraktar, dronët kamikaz Skydagger e dronë RQ-20 Puma të blerë përmes një kontrate shtet-më-shtet me Shtetet e Bashkuara. Këto sisteme avancojnë aftësitë e zbulimit, vëzhgimit dhe reagimit të shpejtë, duke i dhënë FSK-së një dimension të ri operacional dhe duke rritur sigurinë e trupave në terren.

Një tjetër zhvillim me rëndësi strategjike është edhe pajisja e FSK me raketa antitank të tipit Javelin, nga SHBA dhe Panzerfaust 3 nga Gjermania, sisteme këto të avancuara mbrojtëse që konsiderohen ndër më efektivet në arsenalin modern ushtarak.

Qeveria në detyrë e Kosovës më 27 nëntor të 2025 miratoi kërkesën për shpronësimin e pronave të ish-kombinatit bujqësor “Ereniku”, për ndërtimin e zonës industriale në Jahoc të Gjakovës, ku do të ndërtohet fabrika e municioneve.

Këtu kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se municionet e para të fabrikës së municioneve do të prodhohen në fund të vitit 2026.

Të gjitha këto zhvillime janë pjesë e Tranzicionit 10-vjeçar të Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili pritet të përmbyllet në vitin 2028.

Në kuadër të këtij tranzicioni, është paraparë edhe blerja e helikopterëve Black Hawk, një kapacitet ajror që do të rrisë ndjeshëm aftësitë e transportit, reagimit të shpejtë, operacioneve të kërkim-shpëtimit dhe mbështetjes ajrore për trupat tokësore.

Me këto investime strategjike, Ushtria e Kosovës po ndërton themele të forta për të ardhmen, duke garantuar siguri për qytetarët e vendit dhe duke dëshmuar se është një forcë e besueshme, profesionale dhe e përkushtuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si brenda vendit ashtu edhe në rajon.

Qëllimi i përhershëm mbetet i qartë: Kosova, anëtare e NATO-s, me ushtri moderne dhe të gatshme për çdo sfidë.