Deri në një orë e gjysmë pritje në Merdar për të dalë nga Kosova
Kthimi i bashkatdhetarëve në vendet evropiane ku ata jetojnë dhe veprojnë, ka shkaktuar pritje e kolona të gjata nëpër pikat kufitare në dalje të Kosovës, shkruan Zeri.info.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), në përditësimin e fundit që ka bërë në orën 09:04, ka treguar se pritjet më të gjata janë tek pika kufitare e Merdarit dhe te Dheu i Bardhë.
Në Merdar, qytetarët janë duke pritur deri në një orë e gjysmë për të dalë nga Kosova apo 90 minuta, përderisa kolona ka arritur deri në 800 metra.
Fluks e pritje ka edhe te Dheu i Bardhë. Atje kolona ka arritur deri në 400 metra kurse pritja për të dalë nga Kosova është rreth 1 orë, shkruan tutje Zeri.info. në këtë pikë kufitare, pritje ka edhe për të hyr ënë Kosovë. Sipas këtyre të dhënave zyrtare, te Dheu i Bardhë qytetarët po presin njësoj, deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë.
Siç bën të ditur QKMK-ja, nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare, sikurse në hyrje, ashtu edhe në dalje të Kosovës, pritja është e zakonshme dhe nuk zgjat më shumë se 15 minuta.
KËTU mund t’i shihni në kohë reale përditësimet që bëhen nga QKMK-ja rreth gjendjes nëpër pikat kufitare. /Zëri
