Shefja e stafit të Osmanit i reagon Vuçiqit: Anti-amerikan, mbron regjimin e Maduros

Shefja e stafit të Osmanit i reagon Vuçiqit: Anti-amerikan, mbron regjimin e Maduros

Aktuale January 04, 2026 - 15:43

Learta Hollaj, shefe e stafit të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me situatën pas ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara në Venezuelë.

Në një postim në X, Hollaj e ka cilësuar zgjedhjen e Serbisë si “antiëamerikane” dhe proëMaduro, duke nënkuptuar mbështetjen e Beogradit për regjimin e Nikola Maduro në Venezuelë, i cili nga SHBA dhe aleatët e saj akuzohet si regjimi i një narkoëterrorizmit.

“AntiëAmerikan. ProëMaduro. Kjo është zgjedhja e Serbisë”, ka shkruar Hollaj

Hollaj ka komentuar gjithashtu deklaratën e Vuçiqit, i cili pas ndërhyrjes amerikane në Venezuelë tha se “ligji publik ndërkombëtar nuk ekziston më, dhe rendi i OKBësë ekziston vetëm në letër”.

“Pas ndërhyrjes amerikane në Venezuelë, Vuçiq sulmon @realDonaldTrumpëin, duke pretenduar se “ligji ndërkombëtar publik nuk ekziston më, dhe rendi i OKBësë ekziston vetëm në letër”, ndërkohë që mbron regjimin narkoëterrorist të Maduros”, u shpreh ajo.