Arifi për arrestimin e Maduros: U vërtetua që armiku i SHBA-së, është armiku i Kosovës

Arifi për arrestimin e Maduros: U vërtetua që armiku i SHBA-së, është armiku i Kosovës

Aktuale January 04, 2026 - 18:53

Opinionisti Avni Arifi e ka mirëpritur arrestimin e presidentit venezuelas, Nicolas Maduro, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi e konsideron diktator dhe armik të Kosovës.

“Është largu një kriminel nga pushteti, një kriminel që e ka robnu popullin e vet – koftë shteti ma i pasun me naftë në botë, e populli i tij jeton në varfëri të skajshme”, ka thënë Arifi në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Një shtet që ka transportu drogë për të rinjtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku unë e shoh legjitimieti ne veprimeve”.

“Pa marrë parasysh që sillen ‘sovraniteti kështu, sovraniteti ashtu’. Sovraniteti nuk është diçka që të jep alibi me i vra njerëzit dhe këtë e kanë tregu Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 1999”.

Arifi tha se edhe në këtë rast është vërtetuar se këdo që e ka armik Amerika, e ka edhe Kosova.

“Për Kosovën po vërtetohet edhe diçka – që armiqtë e Amerikës janë edhe armiqtë e Kosovës. Venezuela, 5-6 shtete i ka majë peng që mos me e njoftë Kosovën, ose i ka blloku edhe kur na ka njoftë…e kemi pasë INTERPOL-in, kanë abstenu, sepse i ka shantazhu me mjete financiare.

“Pastaj o pjesë e çdo blloku pro-rus, pro-kinez, pro-serb, anti-Kosovë”.