Mbi një orë pritje për të dalë nga Kosova
Foto: Laura Hasani

Mbi një orë pritje për të dalë nga Kosova

Aktuale January 04, 2026 - 19:49

Me rastin e mbarimit të festave të fundvitit, bashkëatdhetarët po kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë.

Kështu që, këto ditë vërehet një fluks i madh në pikat kufitare.

Në përditësimin e fundit të Qendres Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëhet e ditur se pritjet për të dale nga Kosova shkojnë deri në 70 minuta, në Merdarë e ku kolona e automjeteve shkon deri në 500 metra.

Kurse, te “Dheu i Bardhë” pritjet sillen nga 30 e deri në 40 minuta, derisa në Jarinjë nga 20 e deri në 30 minuta.

Ndërkaq, te pikat e tjera, pritjet nuk janë më shumë se 10 minuta.