Shtyhet seanca paraprake ndaj Erion Veliajt, e radhës pritet të mbahet më 19 janar
Aktuale
January 05, 2026 - 11:39
Seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj është shtyrë sërish në GJKKO.
Mësohet se seanca e parashikuar të mbahej këtë të hënë është shtyrë për në datën 19 janar.
Bëhet me dije se shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e dy avokatëve mbrojtës.
Përmes një e-maili, avokatja e Veliajt ka kërkuar shtyrjen e seancës, duke argumentuar se ndodhej jashtë vendit.