Vazhdojnë pritjet deri në tri orë për të dalë nga Kosova
Foto: Zëri / Ilustrim

Vazhdojnë pritjet deri në tri orë për të dalë nga Kosova

Aktuale January 05, 2026 - 12:35

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka bërë të ditur se pritjet nëpër pikat kufitare në dalje të Kosovës vazhdojnë të jenë të gjata.

Sipas përditësimeve të fundit të bëra në orën 12:06, pritja më e madhe është në pikën kufitare të Merdarit. Atje qytetarët po presin deri në tri orë, përderisa kolona ka arritur në 3.5 kilometra, shkruan Zeri.info.

Edhe te Dheu i Bardhë ka pritje e kolona të gjata. Sipas këtyre të dhënave, deri në dy orë është pritja te Dheu i Bardhë, përderisa kolona është 800 metra.

Pritje deri në dy orë ka edhe në Jarinjë. Ndërkaq në Mutivodë pritja është gati një orë e gjysmë.

Në Muçibabë e Bërnjak pritja është gati një orë.

KËTU mund t’i shikoni në kohë reale përditësimet e fundit që bën QKMK-ja. /Zëri

Image