Malisheva përfshihet nga vërshimet
Aktuale
January 06, 2026 - 08:25
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime të ujit në disa zona të Malishevës, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke rrezikuar pronat e qytetarëve.
Mediumi lokal Malisheva RTV raporton se institucionet përkatëse janë në terren dhe u bëhet thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar.
Gjithashtu janë publikuar edhe pamje nga gjendja atje.