Shembet një rrugë në Klinë, shkak reshjet e shiut
Aktuale
January 06, 2026 - 11:49
Si pasojë e reshjeve të dendura, një rrugë në fshatin Krushevë e Vogël të Klinës është shembur.
Duke u bazuar në pamjet e publikuara nga Klina.info, trotuari dhe një pjesë e rrugës ku qarkullojnë automjetet është dëmtuar e tëra.
Kujtojmë se nga shirat e rrëmbyeshëm në shumë komuna të Kosovës ka pasur përmbytje të shtëpive, oborreve, rrugëve e tokave bujqësore.