Rrëshqitje gurësh në Rugovë, vështirësohet qarkullimi
Aktuale
January 06, 2026 - 11:53
Qarkullimi i veturave është vështirësuar në një pjesë të rrugës në Rugovë si pasojë e rrëshqitjes së gurëve.
Në rrjetet sociale është publikuar një fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihen dy punëtorë teksa përpiqen ta thyejnë njërin nga gurët e mëdhenj për ta hequr.
Sidoqoftë, ata nuk kanë mjete të duhura për ta larguar gurin, gjë që e bën ndërhyrjen më të vështirë dhe vonon hapjen e rrugës për qarkullim normal të automjeteve.
