Shembet një pjesë e rrugës në lagjen Veternik në Prishtinë
Aktuale
January 06, 2026 - 13:48
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme edhe në disa pjesë të kryeqytetit.
Diçka e tillë ka ndodhur edhe në një rrugë të lagjes Veternik në Prishtinë.
Fillimisht rruga veçse kishte filluar të çahej nga punimet që po bëhen te një objekt aty pranë, ndërsa me pas reshjeve të shumta të shiut ajo është shembë, shkruan reporteri.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut gjatë ditëve të fundit, në disa zona të vendit, konkretisht në pjesën perëndimore (Gjakovë, Junik, Deçan, Malishevë, Klinë), si dhe në pjesën qendrore, janë shkaktuar vërshime lokale.

