Rëndohet situata nga reshjet në Kukës, bllokohen 10 fshatra

Rëndohet situata nga reshjet në Kukës, bllokohen 10 fshatra

Aktuale January 06, 2026 - 14:23

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë gjithë natës dhe në vazhdimësi, situata në territorin e Bashkisë Kukës paraqitet problematike.

Si rezultat i shembjeve, prezencës së gurëve dhe inerteve në rrugë, si dhe prurjeve të përrenjve, janë bllokuar akset rrugore si më poshtë:

Rruga e fshatit Tejdrinë, Njësia Administrative Ujmisht

Rruga që lidh lagjen Haravel me fshatin Lusën

Rruga e fshatrave Lojmë dhe Orçikël, Njësia Administrative Zapod

Rruga e fshatit Borje, Njësia Administrative Shishtavec.

Gjithashtu, janë evidentuar dëmtime në rrugë në Njësitë Administrative: Malzi, Kolsh, Surroj, Zapod, Shishtavec dhe Topojan.

Si pasojë e erës së fortë, është regjistruar edhe një dëmtim i çatisë së një ndërtese shkollore në fshatin Bele, Njësia Administrative Zapod. /TCH