Rama: Ekipet e kryeqytetit janë vazhdimisht në terren, mbi 40 intervenime deri tani
Foto: Facebook

Rama: Ekipet e kryeqytetit janë vazhdimisht në terren, mbi 40 intervenime deri tani

Aktuale January 06, 2026 - 16:31

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se qytetarët se në këtë situatë të reshjeve të vazhdueshme në mbarë Kosovën, kryeqyteti po e menaxhon situatën dhe gjendja mbetet nën kontroll.

Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar se ekipet e kryeqytetit janë vazhdimisht në terren dhe deri tani kanë intervenuar në mbi 40 raste, ku siç tha ai, situata po monitorohet pa ndërprerje.

“Në këtë situatë të reshjeve të vazhdueshme në mbarë Kosovën, Kryeqyteti po e menaxhon situatën dhe gjendja mbetet nën kontroll. Ekipet e Kryeqytetit janë vazhdimisht në terren dhe deri tani kanë intervenuar në mbi 40 raste, ndërkohë që situata po monitorohet pa ndërprerje. Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca po koordinon menaxhimin e situatës në bashkëpunim me ekipet komunale dhe shërbimet përkatëse. Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe ju bëjmë thirrje për kujdes të shtuar”, ka shkruar Rama. /Zëri