Vërshimet, Lushtaku thotë se gjendja në Skenderaj është nën kontroll

Vërshimet, Lushtaku thotë se gjendja në Skenderaj është nën kontroll

Aktuale January 06, 2026 - 17:16

Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë bërë që disa komuna të përfshihen nga vërshimet.

Një ndër komunat e prekura është edhe ajo e Skenderajt, për gjendjen e së cilës u deklarua kryetari Sami Lushtaku, raporton Zeri.info.

Sipas tij, situate është nën kontroll dhe se ekipet e duhura janë në terren.

“Që nga orët e para, zjarrfikësit, shërbimet publike, policia dhe institucionet përkatëse janë duke punuar pa ndërprerë për të parandaluar dëme dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Aktualisht, falë edhe zvogëlimit të reshjeve, gjendja është nën kontroll dhe po vazhdon monitorimi i zonave më të ndjeshme. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët dhe të gatshëm të reagojmë në çdo situatë”, u shpreh Lushtaku ndër tjera. /Zëri