Edhe Juniku shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas vërshimeve
Aktuale
January 06, 2026 - 17:56
Vërshimet kanë prekur shumë zona të Kosovës, e një ndër to edhe Komunën e Junikut, e cila sapo shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.
“Për shkak të kushteve të vështira klimatike, reshjeve të shumta dhe vërshimeve në Komunën e Junikut, Komuna e Junikut ka shpallur gjendje të emergjente dhe ka formuar shtabin emergjent”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, është bërë e ditur se edhe fillimi i gjysmëvjetorit të dytë shkollorë është shtyrë për datën 12.01.2026.
“I lusim qytetarët për kujdes të shtuar dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.
Ditët e humbura të mësimit do të kompensohen”, thuhet ndër tjera. /Zëri