Rahoveci shpall gjendje gatishmërie, situata pasdite më stabile
Komuna e Rahovecit ka shpall gjendje gatishmërie si shkak i vërshimeve që janë shkaktuar nga reshjet e shiut.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune , Smajl Latifi në Tëvë1.
Ai ka thënë se situata momentalisht ka filluar të stabilizohet, por që gjatë ditës ka qenë e rëndë.
“Gjendja ka filluar të stabilizohet sepse edhe reshjet kanë filluar të ndalen por në orët e mëngjesit situata ka qenë e rëndë. Kemi qenë aktiv dhe vazhdojmë të jemi. Kam themeluar shtabin komunal emergjent Kemi shpall gjendjen e gatishmërisë në kuadër të shtabit emergjent komunal. Kemi angazhuar kompani që po na ndihmojnë”, ka thënë Latifi.
Ai ka bërë të ditur se dy gra janë evakuuar në fshatin Çifllak.
Latifi tha se vërshimet kanë shkaktuar dëme në infrastrukturë dhe rrjetin energjetik.