Rezultatet e KQZ-së: Befasitë e zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Foto: Laura Hasani

Rezultatet e KQZ-së: Befasitë e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Aktuale January 06, 2026 - 20:37

Kuvendi i Kosovës, këtë vit do të ndryshojë pamjen, por, jo në interier.

Janë disa deputetë të rinj që do të ulen në këto karrige për herë të parë.

Bazuar në të dhënat tashmë zyrtare nga KQZ, Taulant Kelmendi e Ilir Kërqeli nga Vetëvendosje përfaqësojnë sovranin këtë herë në Kuvend, raporton Klan Kosova.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, Arian Tahiri e Arbnora Salihu, ani pse kjo e fundit jo për shkak të votave të mjaftueshme, por ia ndihmoi kuota gjinore.

Falë kësaj të fundit edhe Ariana Musliu-Shoshi u bë pjesë e parlamentit, sikurse Blerta Deliu-Kodra.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, madje i treti në listën garuese edhe pse kandidoi për herë të parë, u rendit Ukë Rugova, djali i presidentit historik.

Figurë e re tashmë e konfirmuar është edhe njohësja e energjisë, Janina Ymeri që siguroi besimin e votuesve.

E prezantuar pak para fillimit të fushatës që do të jetë pjesë e listës së LDK-së qe edhe Adelina Thaqi Meta, e cila ia arriti qëllimit. Njëjtë triumfues doli edhe inxhinieri, Ermal Sadiku.

Në anën tjetër, AAK-ja ka në plotni 6 deputetë këtë radhë.

Bazuar në kuotën gjinore që përcakton se 30 % të kandidatëve të jenë gra, vend u sigurua për Albana Bytyqin e Time Kadriajn.

Kështu bazuar në rezultatet preliminare, LVV ka 57 mandate, PDK 23, LDK me 14 dhe AAK me 6-të. Ndërkaq, mandatet e tjera i takojnë komuniteteve pakicë. /Klankosova