Agjencia e Menaxhimit Kufitar: Në Gjakovë është kërkuar ndihmë për evakuimin e mbi 20 familjeve
Agjencia e Menaxhimit Kufitar ka njoftuar se situata me vërshimet paraqitet e menaxhueshme, me raste të lokalizuara në disa komuna.
AMK njofton se rajonet më të prekura janë Fushë Kosova. Drenas, Malishevë, Rahovec, Klinë, Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj dhe Gjakovë – vërshime në oborre, bodrume dhe rrugë të caktuara.
Derisa, njoftojnë se në Gjakovë është kërkuar ndihmë për evakuimin e mbi 20 familjeve, në koordinim me FSK-në.
“Në shumicën e komunave të tjera, gjendja është relativisht e qetë dhe stabile, në monitorim të vazhdueshëm. Të gjitha ekipet e forcave te Mbrojtjes dhe Shpëtimit ,janë në terren dhe situata po monitorohet vazhdimisht nga sistemi i komunikimit emergjent Agjencisë Menaxhimit Emergjent”, njofton AMK.
AMK apel qytetarët që të mos kalojnë në zona të veshura, të raportojnë për çdo rrezik, dhe të ndjekin vetëm njoftimet zyrtare.