Bllokohen shtëpitë në Obiliq, gjendja alarmante

Bllokohen shtëpitë në Obiliq, gjendja alarmante

Aktuale January 06, 2026 - 23:30

Situata në Obiliq është alarmante pas reshjeve të dendura dhe vërshimeve.

Kryetari i komunës, Halil Thaçi, për Klan Kosova tha se dëmet nuk dihen dhe se po ndihmohen nga policia dhe zjarrfikësit.

“Dëmet ende nuk dihen, fatmirësi është që ende nuk ka dëme në njerëz. Po na ndihmojnë policia dhe zjarrfikësit, jemi që nga mesdita në terren”.

“Kemi disa pika kritike, si kjo në Obiliqin e vjetër, dhe në fshatin Graboc. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes”, tha Thaçi.