Evakuohen burri me fëmijën që kishin mbetur të ngujuar në veturë nga vërshimet në Obiliq [foto]

Evakuohen burri me fëmijën që kishin mbetur të ngujuar në veturë nga vërshimet në Obiliq [foto]

Aktuale January 07, 2026 - 00:14

Një burrë, që kishte mbetur i ngujuar për mbi dy orë në veturën e tij, bashkë me një fëmijë, në Obiliq, tashmë janë evakuuar.

Këtë e konfirmoi për Klan Kosova Nebih Svirca nga Shoqata e Kërkim Shpëtimit të Kosovës.

Sipas informacioneve ata kishin tejkaluar shiritin që paralajmëronte rrezikshmëri.

Mësohet se vetura është me targa të Shqipërisë.

Në terren janë edhe autoritetet lokale.

Image