Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme
Aktuale
January 07, 2026 - 07:50
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se edhe sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 e 3 gradë Celsius, kurse ato maksimalet e ditës sot ë arrijnë në 4 e 6 gradë Celsius.
Era kryesisht do të fryjë nga juglindja me shpejtësi 1 deri në 8 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:
