IHMK-ja njofton për sasitë e të reshurave të dy ditëve të fundit mbi vendin tonë
Foto: Zëri

IHMK-ja njofton për sasitë e të reshurave të dy ditëve të fundit mbi vendin tonë

Aktuale January 07, 2026 - 08:23

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se nga 5 deri më 6 janar të këtij viti në territorin e Republikës së Kosovës ka pasur të reshura mesatarisht 43mm l/m2.

Sasia e reshjeve sipas pellgjeve lumore:

Drini i Bardhë: 76.2 mm

Ibri: 27.8 mm

Morava e Binçës 19.9 mm

Lepenci: 47.9 mm.

Shumica e lumenjve në Kosovë, e sidomos ata në pjesë perëndimore dhe qendrore të vendit, IHMK thotë se gjatë këtyre dy ditëve kanë pësuar ngritje, ku disa prej tyre në disa segmente, kanë dalë nga shtrati i tyre dhe kanë shkaktuar përmbytje lokale.

Situata më e vështirësuar, sipas IHMK-së, paraqitet në lumenjtë: Drini i Bardhë, Ereniku, Bistrica e Deçanit, Toplluha, Klina, Mirusha, Lumi Drenica, Lumi, Istogut etj. (Sidomos degët e tyre – përroskat me karakter malor).

IHMK-ja thotë se lumenjtë në lindje dhe jug të vendit si: Ibri, Sitnica, Morava e Binçës, Lepenci, Nerodimja, aktualisht kanë ngritje të lehtë të niveleve dhe nuk paraqesin probleme.

Më poshtë mund t’i shihni të dhënat e fundit për reshjet dhe nivelet e ujit nëpër lumenj sipas Rrjeteve Shtetërore Hidrometeorologjike:

Image

Image

Image

Image

Image