Përmbytjet në Durrës, Rama: S’e kuptoj pse nuk po na fajësojnë akoma - mua, qeverinë dhe Bashkinë

Përmbytjet në Durrës, Rama: S’e kuptoj pse nuk po na fajësojnë akoma - mua, qeverinë dhe Bashkinë

Aktuale January 07, 2026 - 10:22

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar pas përmbytjeve që goditën qytetin e Durrësit ditët e fundit.

Në një shënim në rrjetet sociale, Rama ka ironizuar akuzat e opozitës, duke deklaruar se e njëjta gjë me përmbytje ka ndodhur edhe në disa vende të tjera, por askush nuk ka fajësuar qeveritë e vendeve të tyre.

“Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, Qeverinë dhe Bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e më radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, po hiç, asnjë llaf”, tha Rama.