Presidentja Osmani uron Krishtlindjen ortodokse

Presidentja Osmani uron Krishtlindjen ortodokse

Aktuale January 07, 2026 - 10:55

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë qytetarët e besimit ortodoks me rastin e Krishtlindjes ortodokse.

Në urimin e saj, Presidentja Osmani ka theksuar se kjo festë le të jetë një burim paqeje, harmonie dhe dashurie në çdo familje, duke afruar zemrat, forcuar mirëkuptimin dhe sjellë shpresë për ditë më të mira.

Ajo ka uruar gjithashtu shëndet dhe begati për secilën shtëpi, duke përçuar mesazhin e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë.

“Për të gjithë qytetarët e besimit ortodoks qoftë kjo festë një burim paqeje, harmonie dhe dashurie në çdo familje, duke afruar zemrat, forcuar mirëkuptimin dhe sjellë shpresë për ditë më të mira. Uroj shëndet dhe begati për secilën shtëpi! Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse!”, ka uruar e para e vendit. /Zëri