Pas vërshimeve në Suharekë, nis vlerësimi i dëmeve
Aktuale
January 07, 2026 - 13:02
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka treguar për gjendjen që po mbizotëron në komunën ku ai udhëheq, pas shirave të rrëmbyeshëm.
Ai thotë se për shkak të masave që si komunë kanë ndërmarrë ndër vite, Suhareka nuk është përballur me shumë probleme, përpos disa fshatrave.
“Kemi pasur dëme më së shumti në ekonomi familjare e tokë bujqësore”, tha ai për Klan Kosovën, duke përmendur edhe emrat e fshatrave më të prekur nga vërshimet.
Muharremaj shtoi se ka nisur vlerësimi i dëmeve, dhe pas përfundimit të procesit, të dhënat do t’i dërgojnë në qeveri.
I pari i Suharekës nuk kurseu falënderimet për të gjitha ekipet që u angazhuan me punë të palodhshme që t’iu dalin në ndihmë qytetarëve.