Reshjet e dendura, Totaj: Po ballafaqohemi me një situatë emergjente
Aktuale
January 07, 2026 - 13:04
Qyteti i Prizrenit bashkë me fshatra po përballen me gjendje më të rënduar pas reshjeve të dendura, që nuk u ndalën për 24 orë rresht.
Kryetari i kësaj komune, Shaqir Totaj, tha se disa familje janë evakuuar dhe të njëjtët kanë shkuar te familjarë në zona më të sigurta.
“Fatmirësisht në qytet nuk kemi pasur shumë probleme, por në disa fshatra po”, shtoi Totaj për Klan Kosova.
Pos të tjerash, ai bëri thirrje që të mobilizohet edhe qeveria në detyrë, pasi sipas tij, institucioni ka më tepër resurse sesa komunat vetëm.
“Mos qëndroni indiferentë, sepse po ballafaqohemi me një situatë emergjente”, tha i pari i Prizrenit.