Kosova ka importuar Mozzarella të kontaminuar me Aflaktoksinë nga Italia, AUV-i i heshtur
Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin i Komisionit Evropian (RASFF) ka njoftuar se në Kosovë është shpërndarë Mozzarela e kontaminuar me Aflatoksinë M1, e prodhuar nga qumësht buallice. RASFF njolfton se vendi i origjinës është Italia dhe si nga ky vend, ashtu edhe nga shtetet ku është eksportuar, Kosova, Kroacia, Gjermania, Hungaria, Polonia etj., duhet të tërhiqet menjëhrë nga tregu.
Megjithëse nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës nuk ka asnjë njoftim zyrtar për konsumatorët që të mos e blejnë, apo të mos e konsumojnë, nëse e kanë në frigoriferët e tyre, mediat italiane, duke iu referuar Ministrisë së Shëndetësisë atje kanë njoftuar për tërheqjen paraprake nga prodhuesi të disa serive të Mozzarella di Bufala Campana DOP të shitura në madhësi të ndryshme nën markat Contadina, Metro Chef dhe Tamburro. Mund të mos jetë e njëjta markë, sepse RASFF njofton për Aflatoksinë M1 dhe Ministria e Shëndetësisë së Italisë për A1, datat e ALERT janë të njëjta e për këtë arsye, dyshimi është i bazuar, përsa kohë dhe autoritetet e Kosovës heshtin.
Sipas Ilfattoalimentare.it, produktet e prekura janë si më poshtë:
Mozzarella di Bufala Campana DOP Contadina, e shitur në gota 125 gramëshe dhe qese të mbyllura me nxehtësi, me numër serie 25347 dhe datë skadimi 17/01/2026;
Mozzarella di Bufala Campana DOP Contadina, e shitur në qese të thurura 250 gramëshe dhe 5×50 gramëshe, me numër serie 25349 dhe datë skadimi 19/01/2026;

Bukë e thurur Mozzarella di Bufala Campana DOP Contadina, e shitur në pako 1 kg, me numër serie 25347 dhe datë skadimi 03/01/2026, dhe në pako 2 kg dhe 3 kg me numër serie 25349 dhe datë skadimi 05/01/2026;

Mozzarella di Bufala Campana DOP Metro Chef, shitet në tabaka 1 kg, me numër serie 25349 dhe datë skadimi 05/01/2026 (50×20 gramë), me numër serie 25346 dhe datë skadimi 01/01/2026 (10×100 gramë, 8×125 gramë dhe 5×200 gramë), me numër serie 25350 dhe datë skadimi 05/01/2026 (50×20 gramë, 10×100 gramë dhe 4×250 gramë), dhe me numër serie 25345 dhe datë skadimi 31/12/2025 (50×20 gramë dhe 20×50 gramë); Tamburro Mozzarella di Bufala Campana DOP shitet në qese të palosur 250 gram dhe 5×50 gram, me numër serie 25349 dhe datë skadimi 19/01/2026.