Peci: Rreziku kryesor sonte dhe nesër nga lumi Sitnica
Foto: Laura Hasani

Peci: Rreziku kryesor sonte dhe nesër nga lumi Sitnica

Aktuale January 07, 2026 - 16:25

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, në një lidhje direkte për Kosova Live, ka folur për situatën me rritjen e nivelit të ujërave.

Ai ka bërë të ditur se institucionet janë duke identifikuar disa pika kritike dhe se parashikohet që sonte ose nesër të ketë rritje të nivelit të ujit të lumit Sitnica.

“Sonte ose eventualisht nesër parashihet rritje e nivelit të ujit në lumin Sitnica. Lumi Ibër mbrëmë ka pasur një sasi të shtuar të ujit, por situata ka qenë e menaxhueshme. Kemi koordinim të vazhdueshëm edhe me ndërmarrjen ‘Ibër-Lepenci’, për të ndërmarrë të gjitha veprimet që varen nga faktori njerëzor,” ka deklaruar Peci.

Ai shtoi se aktualisht rreziku kryesor vjen nga rrjedha e shtratit të lumit Sitnica.

“Sot rreziku vjen nga rrjedha e shtratit të Sitnicës. Jemi në terren me të gjitha institucionet relevante,” theksoi Peci. /t7