Ky është parashikimi i motit për sot
Aktuale
January 08, 2026 - 07:48
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 e -2 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet e ditës do të arrijnë në -1 e 1 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi 1 deri në 7 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:
