Shtatë familje u evakuuan si pasojë e vërshimeve në Fushë-Kosovë
Aktuale
January 08, 2026 - 08:12
Drejtori i Shërbimeve Publike në Fushë-Kosovë, Izja Mjeku, ka folur rreth vërshimeve që kapluan këtë komunë ditëve të fundit.
Ai ka bërë të ditur se shtatë familje janë evakuuar në komunën e Fushë-Kosovës.
Pas reshjeve të dendura të shiut, gjatë mbrëmjes kanë filluar edhe reshjet e borës, për çka Mjeku thotë se ekipet e mirëmbajtjes kanë filluar menjëherë pastrimin e rrugëve.
Megjithatë, rruga kryesore “Nëna Terezë” nuk e ka pasur fatin e njëjtë.
Mjeku në Klan Kosova tha se rruga kryesore nuk është kompetencë e tyre, por e Ministrisë.
Po ashtu, ai u bëri thirrje vozitësve të tregojnë kujdes në komunikacion dhe t’u përshtaten shpejtësisë dhe kushteve të rrugës.