Rifillon operimin Impianti i Trajtimit të Ujit në Mitrovicë, por prapë rekomandohet që uji të mos pihet
Aktuale
January 08, 2026 - 11:58
Kompania rajonale ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se ka rifilluar operimin Impianti i Trajtimit të Ujit, pas krijimit të kushteve të nevojshme për funksionim.
Mirëpo, me gjithë atë KRU “Mitrovica” ka bërë thirrje që deri në njoftimin e radhës uji të mos përdoret për pije, por vetëm për nevoja higjienike dhe sanitare. /Zëri