Kastrati: Të gjitha rrugët në territorin e komunës së Malishevës janë të hapura për qarkullim

Kastrati: Të gjitha rrugët në territorin e komunës së Malishevës janë të hapura për qarkullim

Aktuale January 08, 2026 - 12:43

Rrugët në komunën e Malishevës raportohet të jenë të hapura për qarkullim. Kështu thotë kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili vizitoi edhe zonën e maleve të Berishës.

“Të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Malishevës janë të hapura për qarkullim. Komuna ka angazhuar kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, të cilat po kryejnë punën e tyre me përkushtim. Sot, nga afër, kam përcjellë punimet në zonën e maleve të Berishës, për t’u siguruar që qytetarët të kenë qarkullim të sigurt dhe të pandërprerë”, tha ai, teksa ka shpërndarë edhe një video.