“I humbëm të gjitha”, pamje nga shtëpia e përmbytur në Gjakovë [video]

“I humbëm të gjitha”, pamje nga shtëpia e përmbytur në Gjakovë [video]

Aktuale January 08, 2026 - 18:00

Pamje të rënda vijnë nga fshati Piskot në Gjakovë, ku një familje me 6 anëtarë ka pësuar dëme të mëdha si pasojë e vërshimeve.

Pamjet nga shtëpia e dëmtuar na i sjell vetë kryefamiljari, Artan Kuqishta, banor i fshatit Piskot në Gjakovë për tregon se familja e tij ka humbur gjithçka.

“Gjithçka që ka pasur shtëpia, asnjë send nuk më ka mbetur. Dëmet janë diku afër 7–8 mijë euro, çdo gjë që ka pasur shtëpia është shkatërruar,” shprehet ai.

Si pasojë e situatës së rëndë, familja Kuqishta është detyruar të strehohet përkohësisht në banesa sociale. /t7

Detajet i gjeni në videon më poshtë: