Mot me acar edhe sot

Mot me acar edhe sot

Aktuale January 09, 2026 - 08:26

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me temperatura të ulëta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të zbresin nga -8 deri në -5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga -2 deri në 2 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.

Për shkak të ngricave që pritet të jenë më të theksuara, IHMK-ja ka rekomanduat për kujdes të shtuar dhe qytetarët këshillohen të përshtatin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e sigurisë rrugore.