IPKO dhe Kryqi i Kuq, nisin iniciativën humanitare për familjet e prekura nga përmbytjet në Kosovë
Aktuale
January 09, 2026 - 16:30
Në përgjigje të përmbytjeve të fundit që kanë prekur disa rajone të Kosovës, IPKO Telecommunications ka nisur një iniciativë humanitare emergjente në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës, me qëllim mbështetjen e familjeve të prekura nga fatkeqësia natyrore.
Në kuadër të kësaj iniciative, IPKO po dhuron:
• 1,000 pako esenciale, me vlerë totale prej 50,000 euro, që përmbajnë ushqime bazë dhe produkte higjienike për familjet e prekura,
• 500 pako mobile për të mundësuar komunikim të vazhdueshëm,
• Karikues dhe power bank, për të ndihmuar komunikimin gjatë ndërprerjeve të energjisë dhe situatave emergjente.
Shpërndarja e ndihmave do të realizohet përmes Kryqit të Kuq të Kosovës, i cili po koordinon reagimin emergjent në komunat e prekura.