Uji në Miradi të Poshtme nuk rekomandohet për pije pas vërshimeve, njofton KRU “Prishtina”

Uji në Miradi të Poshtme nuk rekomandohet për pije pas vërshimeve, njofton KRU “Prishtina”

Aktuale January 10, 2026 - 19:14

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar se, si pasojë e vërshimeve të fundit dhe monitorimit të vazhdueshëm të cilësisë së ujit 24 orë në ditë, është konstatuar se uji në fshatin Miradi e Poshtme aktualisht nuk është i rekomandueshëm për pije dhe përgatitje të ushqimit.

Sipas njoftimit zyrtar, deri në një vendim të ri, banorëve u këshillohet që ujin ta përdorin vetëm për nevoja higjienike, si larja dhe pastrimi, duke shmangur çdo përdorim për konsum njerëzor.

KRU “Prishtina” bën të ditur se ekipet përgjegjëse po e përcjellin situatën në mënyrë të vazhdueshme dhe po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për përmirësimin e cilësisë së ujit. Kompania thekson se qytetarët do të njoftohen menjëherë sapo analizat të konfirmojnë se uji është i sigurt për përdorim për pije.