Rezultatet e 28 dhjetorit, Veliu: Dorëheqja nuk është dobësi, por akt force e pjekurie politike
Rezultatet nga zgjedhjet e 28 dhjetorit e rënditën si të tretën Lidhjen Demokratike të Kosovës, çka u cilësua si një goditje e madhe për këtë parti.
Anëtari i LDK-së, Agim Veliu ka folur për këtë situatë dhe është shprehur se rezultatet e fundit janë një mesazh nga qytetarët dhe se mesazhet e tilla kërkojnë reflektim të thellë e përgjegjësi politike.
Sipas tij, dorëheqja në këto raste nuk është dobësi, por akti force dhe pjekuri politike, raporton Zeri.info.
“LDK, sot nuk ka nevojë për justifikime (në studio televizive), por për:
analizë të menjëhershme të shkaqeve të humbjes,
hapje të brendshme dhe demokraci funksionale,
dhe për një proces të ri zgjedhor në të gjitha nivelet që i jep shpresë anëtarësisë dhe elektoratit.
Vetëm duke hapur rrugë për ndryshim mund ta rikthejmë besimin e humbur dhe të përgatitemi për sfidat e ardhshme.
Koha kërkon vendime të guximshme, jo mbrojtje asaj që nuk mbrohet, jo mbajtje të status quo-së.
LDK-së i duhen fitues në ekipin e saj, e jo kandidat të përhershëm!”, shkroi Veliu ndër tjera. /Zëri