Reshjet rritën nivelet e ujit në Batllavë e Badoc
Foto: Laura Hasani

Reshjet rritën nivelet e ujit në Batllavë e Badoc

Aktuale January 12, 2026 - 14:21

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur gjendjen aktuale të ujit në dy liqenet akumuluese, në Batllavë e Badoc.

Sipas KRU “Prishtina”, në liqenin e Badocit niveli i ujit është 645.65 metër mbi nivelin e detit, përkatësisht 4.20 metër nën kuotën maksimale të mbushjes.

Ndërsa, kanë treguar se kuota e liqenit të Batllavës është 633.70 metër, ose 1.30 metra nën nivelin maksimal të mbushjes.

Në të dyja liqenet kanë treguar se është evidentuar rritje e nivelit të ujit pas reshjeve, prej 2.5 deri në 3 metra.