Asnjë vrasje në Pejë në vitin 2025, Vuçetaj: Për herë të parë asnjë vrasje në rajonin e “nxehtë”
Foto: Laura Hasani

Asnjë vrasje në Pejë në vitin 2025, Vuçetaj: Për herë të parë asnjë vrasje në rajonin e “nxehtë”

Aktuale January 12, 2026 - 19:37

Në këtë tabelë, fokusi është në vitin 2025.

Për herë të parë që nga 1999, përgjatë gjithë vitit që lam pas nuk u shënua asnjë vrasje në regjionin e Pejës.

Kryeprokurorja e këtij rajoni, Lumturije Vuçetaj këtë e vlerëson si rezultat të përkushtimit.

Një rast i vrasjes, për pak sa nuk ndodhi në oborrin e Gjykatës Themelore të Pejës, në tetorin e vitit 2025.

Mirëpo, më e keqja u parandalua nga këta dy zyrtarë policorë, të cilët sot u nderuan me mirënjohje nga kryeprokurorja e Pejës, Lumturije Vuçetaj.

Përgjatë vitit 2025, Vuçetaj tregoi se trajtuan edhe raste të korrupsionit.

Kryeprokurorja foli edhe për rastet e dhunës në familje, që po trajtohen nga institucioni që ajo drejton.

Synim për vitin 2026, Vuçetaj tregoi se kanë hetimin e krimeve në mjedis.