Prishtina nis vlerësimin e dëmeve pas vërshimeve, kërkesat pranohen në objektin e vjetër të Komunës
Foto: Facebook

Prishtina nis vlerësimin e dëmeve pas vërshimeve, kërkesat pranohen në objektin e vjetër të Komunës

Aktuale January 13, 2026 - 14:07

Komuna e Prishtinës ka filluar vlerësimet e dëmeve pas vërshimeve që përfshinë kryeqytetin si pasojë e reshjeve të dendura.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, Komuna ka bërë të ditur se Komisioni është në punë për evidentimin e dëmeve në bujqësi, ekonomi familjare dhe biznese, ndërsa raporti, bazuar në njoftim, do t’i dërgohet Qeverisë së Kosovës për dëmshpërblim.

Pos të tjerash, u bë e ditur se kërkesat e të dëmtuarve do të pranohen në objektin e vjetër të Komunës.