Rama nderohet me medalje nga presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është nderuar me medaljen më të lartë shtetërore të Emirateve të Bashkuara Arabe nga presidenti i vendit, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
Rama u shpreh se kjo medalje është respekt e vlerësim i madh për të.
“Akordimi i medaljes më të lartë të vendit mik, e cila mban emrin e themeluesit të Emirateve të Bashkuara, është respekti dhe vlerësimi më i madh për një kryeministër shqiptar,” tha Rama.
Kryeministri shprehu mirënjohje edhe ndaj presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, duke e cilësuar Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan si “një mik të madh të shqiptarëve”.
“Jam thellësisht mirënjohës për këtë nderim të jashtëzakonshëm, si edhe për çdo shqiptar që ma ka besuar udhëheqjen dhe përfaqësimin e atdheut tonë të përbashkët,” u shpreh ai.