Hapet për qarkullim rruga Prishtinë–Ferizaj
Policia e Kosovës ka njoftuar se rruga nacionale Prishtinë–Ferizaj dhe anasjelltas, përfshirë aksin rrugor në afërsi të Prishtina Mall, është hapur për qarkullim normal të komunikacionit rrugor.
Sipas njoftimit zyrtar, pas përfundimit të punimeve dhe largimit të pengesave të përkohshme, lëvizja e automjeteve tashmë zhvillohet pa kufizime dhe në kushte të rregullta trafiku.
“Njoftojmë qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion se rruga nacionale Prishtinë–Ferizaj dhe anasjelltas, përfshirë aksin rrugor në afërsi të Prishtina Mall, është hapur për qarkullim normal të komunikacionit rrugor. Pas përfundimit të punimeve dhe largimit të pengesave të përkohshme, lëvizja e automjeteve zhvillohet pa kufizime dhe në kushte të rregullta trafiku. Institucionet përgjegjëse mbeten të angazhuara për monitorimin e vazhdueshëm të situatës në terren, me qëllim garantimin e sigurisë dhe rrjedhshmërisë së komunikacionit”, thuhet në njoftim.
Policia ka ftuar të gjithë vozitësit që të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe rregullat e trafikut, si dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë aks rrugor.