Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme
Aktuale
January 14, 2026 - 07:49
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me interval me diell, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 e -2 gradë Celsius, kurse ato maksimalet e ditës do të arrijnë në 1 e 5 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1 deri në 8 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:
