Pas Kurtit, Sorenseni nis takimin me Osmanin
Foto: Laura Hasani

Pas Kurtit, Sorenseni nis takimin me Osmanin

Aktuale January 14, 2026 - 10:10

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka përfunduar takimin me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Tashmë Sorenseni është duke zhvilluar takim me presidenten, Vjosa Osmani.

Kjo do të jetë vizita e parë e Soresenit që kur iu vazhdua mandati edhe për dy vjet të tjera si i dërguar për dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve fqinje.

Po ashtu, gjatë mandatit të parë, i dërguari i BE-së zhvilloi vetëm dy takime në nivel kryenegociatorësh, të cilat nuk dhanë fryt.

Image

Image

Image

Image