Ambasadorët e akredituar takojnë Kurtin: Dialogu me Serbinë, kyç për integrimin
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, së bashku me ambasadorët e tjerë dhe shefat e misioneve në Kosovë të mërkurën janë takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar zhvillimet paszgjedhore.
Oravi ka bërë të ditur se gjatë takimit është vlerësuar procesi zgjedhor, duke theksuar se ka reflektuar përkushtim të fortë ndaj parimeve demokratike. Po ashtu, ambasadorët kanë nënvizuar rëndësinë e formimit sa më të shpejtë të qeverisë së re.
“Vlerësuam procesin zgjedhor që pasqyron një angazhim të fuqishëm për parimet demokratike dhe theksuam rëndësinë e formimit të shpejtë të qeverisë”, ka shkruar Oravi në “X”.
Në takim është kërkuar edhe ratifikimi i shpejtë i marrëveshjeve që lidhen me Planin e Rritjes së BE-së, me qëllim që përfitimet të arrijnë sa më shpejt te qytetarët e Kosovës.
"Bëmë thirrje për ratifikimin e shpejtë të marrëveshjeve lidhur me Planin e Rritjes për të sjellë përfitime për popullin e Kosovës. Po ashtu, theksuam se Dialogu i lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë - Serbi mbetet thelbësor për përparimin në rrugët e tyre të integrimit evropian", ka shkruar ai.
Urged the swift ratification of Growth Plan–related agreements to deliver benefits for ë Kosovo’s people. Also emphasized that the EU-facilitated Dialogue for normalization of Kosovo–Serbia relations remain essential for progress on their ë European integration paths.
— Aivo Orav (@AivoOrav) January 14, 2026