Lushaku-Sadriu për rezultatin e LDK-së: S’arritëm ta komunikonim programin e jashtëzakonshëm
Foto: Laura Hasani /Ilustrim

Lushaku-Sadriu për rezultatin e LDK-së: S’arritëm ta komunikonim programin e jashtëzakonshëm

Aktuale January 14, 2026 - 23:03

Nënkryetarja Jehona Lushaku-Sadriu, foli për rezultatin e dobët zgjedhor që mori kjo parti në zgjedhjet e 28 dhjetorit duke u renditur e treta me 13.23 përqind, me 126 mijë e 102 vota.

Lushaku-Sadriu tha se një nga fajet është që nuk është arritur që qytetarëve t’i komunikohet “programi i jashtëzakonshëm” i kësaj partie.

“Kemi pasur listën absolutisht më të mirë të kandidatëve. Ka qenë periudha e shkurtër e komunikimit, projektet, programi ka qenë i jashtëzakonshëm dhe mua vërtetë më vjen keq që nuk kemi arritur të komunikojmë sa duhet me qytetarët”, deklaroi ajo./klankosova