Zëri i masakrës së Reçakut: William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë
Aktuale
January 15, 2026 - 10:49
Sot shënohet 27-vjetori i masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë mbetën të vrarë nga forcat serbe.

Në varrezat e dëshmorëve në Shtime homazhe ka bërë edhe ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker.
Pos të tjerash, ai u përshëndet me përzemërsi edhe nga ambasadorët e QUINT-it.

Kjo masakër u bë e njohur për botën pas reagimit të menjëhershëm të Walkerit, i cili, pasi pa nga afër trupat e pajetë të civilëve, ngriti alarmin për krime të rënda kundër njerëzimit që po kryheshin ndaj shqiptarëve në Kosovë.