Komandanti i FSK-së realizon vizita zyrtare të rëndësishme në SHBA
Foto: Facebook

Komandanti i FSK-së realizon vizita zyrtare të rëndësishme në SHBA

Aktuale January 15, 2026 - 12:45

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po realizon vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë qëndrimit në SHBA, gjenerallejtënant Jashari mori pjesë në organizimin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Iowa, ku vlerësoi lart bashkëpunimin dhe partneritetin dhe falënderoi zyrtarët shtetërorë për mbështetjen e pakursyer që ofrojnë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Sipas një njoftimi në Facebook, pjesë e agjendës zyrtare ishte edhe vizita në shtëpinë e veteranëve të ushtrisë së SHBA-së në Iowa. Gjatë kësaj vizite, komandanti i FSK-së u njoh me aktivitetet, procedurat dhe rolin e rëndësishëm të këtij institucioni në mbështetje të veteranëve.

Në përfundim të vizitës, gjenerallejtënant Jashari shprehu mirënjohje për të gjithë veteranët e ushtrisë amerikane që kanë kontribuuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë nëpër botë, veçanërisht për ata që kanë shërbyer në Kosovë.